Aksident në Kuçovë, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)

20 Shkurt 2022, 12:55| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 12:58

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Dimal-Kuçovë. Autobusi me targa AA 359 AZ dhe një motor me targa AS 085,janë përplasur me njëri-tjetrin, ku motori ka përfunduar poshtë rrotave të para të autobusit.

Autobusi me drejtues Luan Plakun vinte nga Kuçova në drejtim të Dimalit dhe është kthyer në rrugë për të parkuar, por duket se motori që drejtohej nga i riu Esjan Llozgari qarkullonte nga Dimali në drejtim të Kuçovës nuk ka mundur të frenojë dhe ka përfunduar poshtë rrotave të tij.

Si pasojë e këtij aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Esjan Llozgari,i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore për të kryer hetime.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?