Pamje nga vendngjarja

Aksident në Kroaci/ Makina përplaset me kamionin, 6 të plagosur, mes tyre edhe shqiptarë

29 Nëntor 2023, 12:09| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 16:53

  • Share

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas Nepalez, 26 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Ora 16:47
Aksidenti me 4 të plagosur rëndë në Kroaci, shoferi 22 vjeçar shqiptar hyri kundravajtje dhe i preu rrugën kamionit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti automobilistik në Kroaci ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një kamion, mbetën të plagosur 6 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë.

Sipas mediave kroate, ka qenë 22 vjeçari shqiptar që drejtonte automjetin tip “Volkswagen” ai i cili për shkak të shpejtësisë së lartë ka hyrë në kahun e kundërt të lëvizjes së automjeteve duke u përplasur me kamionin që drejtohej nga një boshnjak.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?