VIDEO/ Aksident në Kosovë, autobusi me nxënësit që ktheheshin nga ekskursioni përplaset me kamionin! Plagosen 30 persona

13 Maj 2023, 17:52| Përditesimi: 13 Maj 2023, 19:04

  • Share

KOSOVË- Një aksident  ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë ku një kamion i ardhur nga Serbia është përplasur me një autobus ku ndodheshin nxënës shkolle të cilët po ktheheshin nga një ekskursion.

Mediat e Kosovës shkruajnë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rreth 30 persona.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t'u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të frikshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?