Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe hyn brenda biznesit (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 20:16| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 21:34

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Një makinë tip "Lancia" me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

Shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si pasoje e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?