Viktima Adriana Prendi dhe foto nga aksidenti

Po kthehej nga dasma e të vëllait, 35-vjeçarja humb jetën në aksident rrugor në Konispol! Një i plagosur

4 Shtator 2023, 07:57| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 08:52

  • Share

KONISPOL- Adriana Prendi dhe familjarët e saj ishin duke festuar mbrëmë deri vonë dasmën e vëllait, por kjo festë u kthye në tragjedi. Pas përfundimit të dasmës, 35-vjeçarja ka humbur jetën në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte bashkë me të shoqin dhe një tjetër drejt shtëpisë së tyre në Konispol.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit. Shoferi i mjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen 35-vjeçares, ndërsa pasagjeri tjetër mbeti i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetët.

Shoferi, Gëzim Prendi, njëherazi edhe bashkëshorti i viktimës, ka arritur të shpëtojë pa lëndime, por fatkeqësisht 35-vjeçarja nuk mbijetoi dot.

1693810334_page.jpg

 

Foto nga makina e permbysur

Ora 08:37
Del FOTO, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident teksa kthehej nga dasma e vëllait

1693809833_page.jpg

Report Tv sjell foton e 35-vjeçares Adriana Prendi, e cila humbi jetën në aksidentin në Konsipol. 35-vjeçarja po kthehej nga dasma e vëllait, ndërsa mjeti i cili pp drejtohej nga bashkëshorti i saj ka dalë nga rruga dhe ajo humbi jetën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?