VIDEO/ Aksident në Golem të Lushnjës, ndërron jetë këmbësori, shoqërohet në polici shoferi i makinës

11 Dhjetor 2023, 18:30| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 22:20

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 17:40 në Golem të Lushnjës. Ka ndërruar jetë një këmbësor që është përplasur nga një makinë tip "Volkswagen", ndërsa në polici është shoqëruar shoferi i mjetit. 

Sipas policisë, këmbësori ka kaluar permës aksit nacional duke tentuar të dalë në anën tjetër të rrugës. Pranë trafikndarëses, automjeti tip "Volkswagen" e ka perplasur në pjesën e përparme. Vdekja ka qenë e menjëherhme thotë policia, ndersa në kanë mbetur atletet e viktimës. 

"Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale", njofton policia.

Zona e Golemit është e pandriçuar dhe mjetet lëvizin me shpejtësi. Në muajin nëntor dy këmbësore mbetën viktima në këtë aks i cili është bërë njollë e zezë për aksidentet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?