Aksident në Gjirokastër, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona

12 Tetor 2022, 12:18| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 12:36

  • Share

GJIROKASTËR- Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Gjirokastër, në afërsi të kthesës Viroi. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku automjeti tip ‘Skoda’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në automjet ndodheshin 3 persona të cilët janë jashtë rreziku për jetën.

Shkak i aksidentit është bërë lagështira e rrugës dhe shpejtësia e automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera të aksidentit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?