Foto ilustruese

Aksident në Gjirokastër/ Makina përplaset me barrierat anësore të rrugës, plagoset pasagjerja

9 Shtator 2022, 19:03| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 19:06

  • Share

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një makinë tip “Toyota” e cila drejtohej nga një 30-vjevçar me iniciale J.L është përplasur me barrierat anësore të urës dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 në aksin rrugor Përmet - Çarshovë, në vendin e quajtur "Strëmbec",

Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja, një 41-vjeçare me iniciale L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?