Aksident në Gjirokastër, makina bie në humnerë nga 50 metra lartësi! Shoferi shpëton mrekullisht (VIDEO)

26 Dhjetor 2021, 21:05| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 21:14

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e fshatit Benç, bashkia Tepelenë. Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në 50 metra lartësi si dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?