VIDEO/ Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me një furgon, plagosen 2 shoferët! Njëri prej tyre transportohet drejt ‘Traumës’ në Tiranë

16 Shkurt, 16:32| Përditesimi: 16 Shkurt, 16:42

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras ku një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një furgon.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur Nezir Neziri shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i mjetit tip ‘Audi’. Gëzim Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës ndërsa Nezir Neziri është transportuar drejt spitalit të Traumës për shkak se ka marrë dëmtime në kokë.

Gazetari i Report Tv Julian Shota bën me dije se shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte ‘Audi’ që vinte nga Kruja dhe hyrja e gabuar e furgonit në rrugë.

Furgoni i përfshirë në aksident transportonte punëtorë të fasonerive por fatmirësisht në momentin kur ndodhi ngjarja, nuk ka pasur punëtorë brenda. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?