Aksident me vdekje në Patos, përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë

19 Mars 2023, 22:43| Përditesimi: 20 Mars 2023, 09:37

  • Share

FIER- Një punonjës policie ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Agron Saba, 58 vjeç, është efektivi që humbi jetën, i cili shërbente në Stacionin e Policisë Patos.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier". Efektivi Saba ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel;’ kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 27 vjeçare.

Efektivi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Javët e fundit, aksidentet rrugore kanë qenë me pasoja fatale, duke u marrë jetën rreth 8 personave, bashkë me aksidentin e sotëm në Patos. Aksidenti më i rëndë ka qenë ai tek mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën për shkak të shpejtësisë.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 20/03/2023 07:37

    perdite aksidente,,ku shkoni o milet.

    Përgjigju
  • ani: 19/03/2023 23:20

    sigurohuni mos e ka pasur fajin 27 vjecarja se jan pak out ne makine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?