Aksident në Fier, përplasen 2 makina! Plagosen 2 persona (VIDEO)

25 Nëntor 2020, 20:48| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 20:59

  • Share

FIER - Një aksident tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos pasditen e sotme (25 nëntor).

Dy makina, një tip "Fiat Doblo" dhe një tjetër "Opel" janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur "Kthesa e Mbretit".

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Burime nga policia bëjnë me dije se në makinën tip "Fiat" udhëtonte drejtuesi i mjetit me bashkëshorten.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?