Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje këmbësori, shoqërohet në polici shoferi i 'Range Roverit' (VIDEO)

27 Mars, 21:58| Përditesimi: 27 Mars, 22:24

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier. Një makinë  tip "Range Rover" ka përplasur për vdekje këmbësorin 50 vjeç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Grecallisë.

Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se këmbësori ka ndërruar jetë në spital. 

"Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip "Range Rover", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç", njofton policia.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?