Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, plagoset drejtuesi (Video)

11 Janar, 17:36| Përditesimi: 11 Janar, 20:13

  • Share

Një motor është përplasur me një automjet tip Range Rover këtë pasdite pranë shkollës së muzikës në Fier.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit. Në vendgjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, autmjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?