Kronikë

Aksident në Fier, makina me shpejtësi del nga rruga, humb jetën shoferi

17 Qershor 2021, 17:36| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 19:33

  • Share

Shpejtësia i ka marrë jetën një personi në Fier! Aksidenti u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Cakran-Fier,  ku 56-vjeçari Gramos Aliaj, i cili po drejtonte  automjet tip “Ford”, humbi kontrolli dhe doli nga rruga, ku për pasojë humbi jetën.

56-vjeçari ka qenë vetëm në makinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?