Aksident në Fier, dy makina përplasen me kamionin, plagosen tre persona, dërgohen me urgjencë në spital

4 Maj 2022, 17:18| Përditesimi: 4 Maj 2022, 17:39

  • Share

Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor “Mbrostar Ura” në Fier. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marë ndihmën mjekësore.

Mësohet se një mjet tip ‘Benz dhe një ‘Fiat’ janë përplasur me një kamion. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket se dëmet material kanë qenë të shumta.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin. Për shkak të aksidentit është krijuar dhe trafik në këtë aks rrugor.

 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?