Foto ilustruese

Aksident në Fier, 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Lëndohet pasagjerja

22 Nëntor 2022, 10:12| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 10:25

  • Share

Një aksident është raportuar pak para se të zbardhej në aksin rrugor ‘Levan-Tepelenë’ në afërsi të fshatit Gorishovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku 38-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Fiat’ dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar pasagjerja 68-vjeçare e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?