Kronikë

Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

25 Qershor 2021, 21:56| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 22:01

  • Share

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa po ashtu nuk dihet as identiteti i shoferit të mjetit dhe as nëse është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?