Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësoren! Arrestohet shoferi 27-vjeçar (VIDEO)

5 Dhjetor 2022, 10:23| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 11:35

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku makina ka përplasur 84 vjeçaren R.A. Kjo e fundit u dërgua në spitalin e Elbasanit, më pas edhe tek ‘Trauma’ por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin K.P i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur "Orti", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?