VIDEO/ Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin në fshatin Vidhas

15 Dhjetor 2021, 17:43| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 18:16

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor me inicialet B.B., 65 vjeç në fshatin Vidhas.

Ky i fundit fillimisht është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë ndërsa nuk mundi t'i mbijetojë plagëve.

Sakaq, burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ndodhet në vendgjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?