Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Durrës, plagoset shoferi me fëmijën

7 Nëntor 2021, 18:21| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 18:29

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë pasdite në Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Sakaq, raportohet se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i një prej mjeteve së bashku me fëmijën.

Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?