Aksident në Divjakë, mjeti përplaset me motoçikletë, plagoset rëndë 60-vjeçari! Policia ndalon drejtuesin e mjetit

13 Gusht 2022, 14:20| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 14:39

  • Share

 

Një tjetër aksident është regjistruar në Divjakë ditën e sotme ku një mjet tip ‘Citroen’ ka përplasur një motoçikletë me të cilin udhëtonte Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari por, ka kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.

Çoku është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës nga ambulanca e ardhur nga Divjaka. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. Aksidenti i ndodhur sot ne mesditës vjen dy dita pas një tjetri mes mjetesh në këtë aks rrugor. Frekuentimi i lartë i plazhit te Divjakës ka sjellë qarkullim te lartë në jetën aks rrugor ku si pasojë e parametrave jo të duhura të rrugës kanë bërë që të ketë aksidente të shpeshta.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente në Divjakë, mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset shoferi 20-vjeçar! Makina përplas motoçikletën, një i plagosur rëndë (VIDEO)


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?