BULQIZË- Dy makina janë përplasur mbrëmjen e sotme (11 nëntor) në afërsi të mbikalimit të Bulqizë, ku për pasojë ka vdekur një 25-vjeçar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina me drejtues Esmerald Nikën, 25-vjeç është përplasur me makinën me drejtues Ylli Rama. Nga aksidenti ka ndërruar jetë Esmerald Nika, ndërsa kanë mbetur të plagosur Ylli Rama dhe shtetasi D.S, i cili ndodhej pasagjer në makinë me Ylli Ramën.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Si pasojë e shpejtësisë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tjetër. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjeti i shkatërruar krejtësisht në pjesën e tij të përparme.
'Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi Bulqizë", janë përfshirë në aksident automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Ylli Rami, dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip "Volkswagen", me drejtues Esmerald Nika. Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi Esmerald Nika, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.'- njofton policia.