Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës

22 Shkurt, 15:54| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:06

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.

Ergis Koka sipas policisë duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga në zonën Ura e re-Kodra e Danit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

I riu është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

‘Rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi E.K., 19 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?