Foto ilustruese

Aksident në Bilisht! Makina përplas këmbësoren 7-vjeçare, përfundon në spital

3 Gusht 2023, 12:16| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 12:21

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze 7-vjeçare është shënuar mesditën e sotme, në qytetin e Bilishtit.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, ku një automjet tip "Volksëagen" me drejtues F. B., ka përplasur një të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa shoferi është shoqërohet në polici.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?