Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Aksident në Berat, motori përplaset me Benz-in e parkuar në rrugën e kalasë, plagoset rëndë çifti

16 Gusht 2021, 13:32| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 13:33

  • Share

BERAT- Një aksident ka ndodhur në Berat, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i një motor është përplasur me një makinë tip 'Benz' që ishte i parkuar.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit Indrit Xhafa dhe bashkëshortja e tij Suela Xhafa kanë mbetur të plagosur rëndë. Çifti është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e kalasë së Beratit 'Mihal Grameno', ku drejtuesi i motorit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?