Aksident në Berat, makina përfundon në kanal, drejtuesi largohet nga vendngjarja! Ende nuk dihet identiteti (VIDEO)

3 Mars 2022, 18:27| Përditesimi: 3 Mars 2022, 19:04

  • Share

BERAT- Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Drobonik në Berat. Një automjet, tip 'Citroen' me targa AB 682 DN, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që ka rënë në kanal.

Mësohet se mjeti ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së vështirë të rrugës. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se automjeti rezulton të jetë në pronësi të një gruaje nga fshati Bardhaj, ndërkohë që në automjet udhëtonte një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet ende pasi drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendngjarja.

Të njëjtat burime konfirmojnë se edhe në Spitalin Rajonal të Beratit nuk është paraqitur për mjekim asnjë shtetas. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e tij.

Dyshimet e para të policisë janë se drejtuesi i mjetit mund të ketë që pa patentë, adoleshent ose i dehur. Të gjitha këto dyshime lidhen me faktin se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pas aksidentit, ndërkohë që policia është duke u përpjekur të gjejë pronaren e mjetit për të dëshmuar se kujt ja kishte lënë makinën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 05/03/2022 10:56

    Nuk mund te perjashtohet as varianti i makines se vjedhur,perdorur ne nje krim.Nese eshte adoleshent,i dehur,pa patente ,etj patjeter qe ka lene gjurme gishtash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?