Foto ilustruese

Aksident në Bathore, makina del nga rruga, plagosen dy pasagjerët! Arratiset shoferi

14 Mars 2022, 16:27
  • Share

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Bathore, si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë marrë pagë dy pasagjerët S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shoferi i automjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është larguar menjëherë pas aksidentit. Policia po punon për kapjen e tij

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?