Pamje nga aksidenti

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ambulanca përplaset me një makinë, dy të plagosur! Krijohet trafik i rënduar në rrugë

9 Janar 2022, 19:47| Përditesimi: 9 Janar 2022, 20:43

  • Share

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e sotme. Bëhet e ditur se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Për pasojë në autostradë është krijuar një trafik i rënduar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?