Foto ilustruese

Aksident në autostradën Tiranë Durrës, kamioni përplaset me makinën, një i plagosur

1 Shkurt 2022, 16:15| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 16:17

  • Share

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në Sukth. Një makinë tip kamion me drejtues shtetasin A.P është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T.Ç.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?