Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, plagosen 2 persona! Një prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore (VIDEO)

31 Dhjetor 2020, 18:25| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 20:17

  • Share

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të enjte (31 dhjetor) në autostradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona.

Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Lezhës ku janë nën trajtimin e mjekëve ku një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arta: 31/12/2020 20:08

    Kete rruge e kemi dhurate nga shkerdhata meta,,,perdite ka te vrare ne ate rruge,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?