Foto ilustruese

Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

28 Mars 2023, 20:31| Përditesimi: 28 Mars 2023, 20:36

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës ku një person është plagosur pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.

I plagosuri i identifikuar, si A.Xh rreth orës 19:50 ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke përfunduar jashtë aksit rrugor në afërsi të Sukthit. Për pasojë ai është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?