Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin! Përplasen dy makina, plagosen 3 persona, mes tyre një grua (VIDEO)

7 Janar 2022, 15:34| Përditesimi: 7 Janar 2022, 22:04

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Të njëjtat burime konfirmojë në se 3 të plagosurit, mes tyre një grua, ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sakaq, gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?