Foto ilustruese

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec! Makina përplas biçikletën, plagoset  67-vjeçari

16 Tetor 2022, 17:43| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 17:45

  • Share

Një aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, ku një makinë tip "Benz", që drejtohej nga një 27-vjeçar me iniciale O. A., banues në Korçë, ka përplasur një 67-vjeçar me iniciale A.Z teksa ai ishte duke lëvizur me biçikletë.

67-vjeçari nga fshati Pirg i Maliqit u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?