Pamje nga vendngjarja

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec! Automjeti del nga rruga, dëmtohet shoferi dhe dy pasagjerët

2 Shtator 2023, 16:36| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 16:39

  • Share

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", ku një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku shoferi me iniciale R. H., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka mbetur i lënduar bashkë me dy pasagjerët që e shoqëronin, të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?