Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përmbyset, nuk ka të lënduar

7 Qershor 2022, 09:08| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 09:25

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në orët e para të mëngjesit.

Makina tip Toyota e drejtuar nga shtetasi Erfjan Menga ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Shtëpëz dhe si pasojë është përmbysur.

Dyshohet se Menga ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge ndërkohë është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore por rezulton jashtë rrezikut për jetën pasi fatmirësisht ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta në krah.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?