Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, plagosen lehtë 3 persona

21 Janar 2021, 13:50| Përditesimi: 21 Janar 2021, 13:55

  • Share

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot-Fushë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" është përplasur me mjetin tip "Benz",  me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë” – njofton policia.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?