Kronikë

Aksident në aksin Rrogozhinë-Durrës! 'Honda' me shpejtësi tej normave godet nga pas trajlerin, plagoset në kokë shoferi

1 Dhjetor 2021, 15:00| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 15:09

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës. Burime bëjnë me dije se një mjet tip ‘Honda’ është përplasur me një trajler me targa malazeze.

Për pasojë është plagosur në kokë shoferi i automjetit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit tip ‘Honda'.

Raportohet se automjeti ka goditur nga pas mjetin e tonazhit të rëndë. Sakaq, shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Komento

Komente

  • krrajl: 01/12/2021 15:25

    vini ti je vllai? mos e shif telefonin asiher ntimon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?