Aksident në hyrje të Pogradecit, motori përplas në pjesën e pasme makinën, një person në spital

31 Janar, 20:06| Përditesimi: 31 Janar, 20:54

  • Share

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Pllocë ku një motor është përplasur me një makinë tip "Benz". 

Nga informacionet e para drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime trupore, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Sipas informacioneve të para dyshohet se motori ka goditur në pjesën e pasme makinën në hyrje të qytetit të Pogradecit dhe më pas ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës, një zonë kjo me fluks të lartë të automjeteve.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?