Lezhë/ Aksident në aksin Milot-Thumanë, plagosen 6 persona, nisen drejt Traumës (VIDEO)

26 Shkurt 2023, 19:24| Përditesimi: 9 Mars 2023, 15:41

  • Share

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në autostradën Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 të së dielës, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin. Në këtë aksident u përfshinë një automjet tip ‘Renauld’ me një ‘Mercedes’ dhe për pasoje mbeten të plagosur shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip " Benz" si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip "Renault".

Të plagosurit u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga errësira si dhe lagështira në rrugë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?