Makina përplaset me barrierën në aksin Milot-Morinë, vdes 21-vjeçari, plagoset pasagjeri! EMRAT

23 Shkurt, 08:48| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:19

  • Share

Një i ri mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me barrierat anësore të rrugës. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes në rrugën e kombit, segmenti Milot-Morinë në afërsi të Tunelit të Kalimashit.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti drejtuesi i automjetit tip "Volsvagen" Albert Shullani 21-vjeç banues në Shkodër, ndërsa u plagos dhe pasagjeri shtetasi Kristian Arra.Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalit e Kukësit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet dhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit e për pasojë drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në disa pjesë të trupit. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për përplasjen fatale me barrierat anësore të rrugës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?