Aksident në aksin Mamurras-Fushë-Krujë, makina del nga rruga e përplaset me murin, vdes shoferi

28 Shkurt 2023, 17:43| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 18:26

  • Share

LEZHË- Një makinë tip ‘Benz’ me drejtues 60-vjeçarin T.M, teksa udhëtonte në aksin autostradë Mamurras-Fushë-Krujë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur pranë rrugës.

60-vjeçari udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa në vendin e ngjarje kanë mbërritur autoambulanca, për ta dërguar të plagosurin për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas mjekëve të spitalit, drejtuesi i makinës, sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, ka gjetur vdekjen nga plagët e marra gjatë aksidentit.

'Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, shtetasi T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit  dhe për pasojë automjeti  ka dal nga rruga.  Drejtuesi  i automjetit shtetasi T.M, ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.'- njfton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?