Aksident në aksin Lushnje-Berat! Përplasen dy makina, 3 të plagosur (VIDEO)

11 Nëntor 2020, 18:47| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 20:38

  • Share

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (11 nëntor) në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e dytë të rrugës nacionale Lushnje-Berat ku mjeti tip "Volkswagen" që udhëtonte drejt Lushnjes është përplasur kokë më kokë me makinën tip "Benz".

Përplasja ka qenë e fortë dhe dy personat të cilët udhëtonin me Benz si dhe drejtuesi i Volkswagen janë dërguar në spitalin e Lushnjes për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punpon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?