Kronikë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur

7 Shtator 2021, 18:58| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 19:57

  • Share

LUSHNJË- Dy makina kanë përfunduar me ‘kokë’ në kanal si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, përkatësisht në zonën e quajtur Cinar.

Burime bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit. Dy drejtuesit e mjeteve, H.S., 50 vjeç dhe Q.P., 40 vjeç, si edhe pasagjerët O. T., F. T.,  L. S.,  gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet që Report Tv sjell nga vendi i ngjarjes, makinat tip ‘Land Rover’ dhe ‘Ford’ kanë përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije mjeti tip ‘Ford’ që drejtohej nga 50-vjeçari H.S. ka tentuar të kthehet majtas për tu futur në një biznes që ndodhej në të majtë të rrugës. Kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i ‘Fuoristradës’, Q.P., 40 vjeç, që ka çuar në përplasjen e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident

1631035060_aksidentneaksinlushnjeberat3.jpeg

Pamje nga aksidenti

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?