Foto ilustruese

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, mjeti tip ‘Benz’ përplas qytetarin, e lë të vdekur në vend!

21 Dhjetor 2021, 06:30| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 06:58

  • Share

Librazhd-Prrenjas – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, teksa mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një qyetar të cilin e ka lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve me iniciale B.SH., është 36 vjeç dhe banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:30, ndërsa viktima është ende i paidentifikuar. Gjithashtu nuk dihet gjendja e shoferit dhe detajet shtesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin  Prrenjas - Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?