Trajleri i përmbysur në rrugë

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, trajleri përmbyset në mes të rrugës (FOTO)

11 Prill 2023, 08:54| Përditesimi: 11 Prill 2023, 09:06

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd- Përrenjas. Shoferi i një trajleri ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Report Tv sjell edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet trajleri i përmbysur në mes të aksit rrugor, ndërkohë që në momentin e aksidentit pezulluar edhe qarkullimi i mjeteve.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin dhe trajleri është përmbysur në vendin e quajtur “Ura e Xhyrës”. Shoferi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?