Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përplas për vdekje këmbësoren

2 Gusht 2021, 15:18| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 16:02

  • Share

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme në Përrenjas, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Librazhd-Përrenjas, ndërsa viktima është identifikuar si 57-vjeçarja Qamile Hana, banuese në fshatin Rrajcë.

Bëhet me dije se Hana, këmbësore, u përplas nga një automjet tip "Wolksvagen", që drejtohej nga një grua. Nuk bëhen me dije as rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?