Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, makina përplaset me betonieren, plagoset një pasagjer (VIDEO)

3 Mars 2022, 12:10| Përditesimi: 3 Mars 2022, 12:16

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se një makinë është përplasur me një betoniere në afërsi të lagjes Xhenjo.

Nga aksidenti është plagosur një pasagjer në automjetin që përfundoi në kanal.

Pasagjeri i plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?