Aksident në Milot! ‘Ford-i’ përplaset me trafikndarësen, copat e shkëputura bien mbi ‘Audi-n’, vajza humb kontrollin, makina kthehet përmbys (VIDEO)

5 Tetor 2022, 21:44| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 22:48

  • Share

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Milot. Dy mjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë ka mbetur një vajzë e plagosur në gjendje të rëndë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:20, në Fushë Milot, ku 39-vjeçari H.T., ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip "Ford". Për pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen e rrugës, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Disa pjesë të shkëputura nga mjeti tip ‘Ford’ kanë rënë mbi makinën që po drejtonte vajza, e cila ka humbur kontrollin dhe mjeti tip " Audi" që po drejtonte është kthyer përmbysur.

Drejtuesja, e identifikuar me inicialet, K.D. është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident.

Ora 22:06
Aksidenti i rëndë në Milot, Report Tv sjell VIDEO-n, makina e kthyer përmbys, tjetra e bërë copash

 

Report Tv sjell pamjet nga aksidenti i rëndë në Milot, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa një vajzë është plagosur rëndë. Në VIDEO shihet sesi njëri prej makinave është kthyer përmbysur, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme të shumta materiale.

               

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?