Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen tre makina, një i plagosur! Shkak parakalimi i gabuar

24 Shkurt 2022, 10:13| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 10:21

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç. Dy mjete tip ‘Range Rover’ dhe një ‘Benz’ janë përplasur saktësisht tek kryqëzimi i Rriles.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Sa i përket të plagosurit, gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?